|

Edhe në Tetovë kujtohen personat me aftësi të kufizuara

3 Dhjetori është dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara, aktivistët e projektit humanitar Macedonai Cap zhvilluan aktivitet në qytetin e Tetovës, ku shpërndanë qindra fletushka në lidhje me problematikat e këtyre personave.

Sot në botë kemi më shume se 15% të popullatës me probleme të ndryshme, për këtë Macedonia Cap duke mbledhur kapak të plastikës ju mundeson atyre qe të kenë karroca e bashkë me karroca ju mundëson levizjen dhe socializmin.

Të gjithe qytetarët mund të ndihmojnë duke grumbulluar kapakë të plastikës dhe më pastaj ato kapak t’i dergojne në piken më të afërt të grumbullimit, që mund t’i gjejnë nëpër institucione dhe objekte afariste në qytetin e Tetovës dhe fshatrat perreth.

Foto: