Maqedonia ndihmon personat me nevoja të veçanta
"Nëse nuk do të mund të isha i aftë të isha vërtetë si çdokush tjetër, atëherë do të isha si vetja ime dhe do të bëja maksimumin". Christy Brown, Këmba ime e Majtë.
Që nga muaji shtator, në
shumë vende gjithandej në Tetovë, krahas kontejnerëve të zakonshëm për
mbeturina, mund të vërehen edhe paketa dhe shporta të veçanta të parapara për
hedhjen e kapakëve të shisheve të plastikës.
Vendosja e tyre është bërë
si pjesë e projektit humanitar “Macedonia Cap Project” përmes të cilit tash tre
muaj në Tetovë janë duke u mbledhur kapakët e shisheve plastike të cilët më pas
do të këmbehen për karroca me rrota për personat me nevoja të veçanta.
Për një karrocë për personat
me nevoja të veçanta nevojiten rreth 250 kg kapakë të plastikës. Ndërsa, të
gjithë kapakët e mbledhur i dërgohen një kompanie ricikluese në Turqi, e cila në këmbim të tyre
do të blej karroca për personat me nevoja të veçanta.
Krahas ndihmës humanitare
nuk duhet harruar se ky projekt ka ndikim edhe në ruajtjen e ambientit.
Projekti "Macedonia
Cap" së pari ka filluar të zbatohet në Tetovë, ku më pas do të zgjerohet
edhe në qytetet tjera në Maqedoni.