|
|
Kryetarja Arifi takon anetaret e nismes qytetare Ne jemi ju!
Kryetarja e qytetit të Tetovës, Teuta Arifi sot në hapësirat e komunës së Tetovës zhvilloi një takim me anëtarët e nismës qytetare Ne jemi Ju.
Në këtë takim u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të autoriteteve vendore me sektorin civil në funksion të ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përparimit të përgjithshëm shoqëror.
Kryetarja Arifi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim duke i siguruar të pranishmit që komuna e Tetovës mund të llogaritet si partner serioz për bashkëpunim.
"Nga fillimi kur dorëzuam kërkesat tona për kandidatët për kryetar komune ne kërkuam që të kemi takim me kryetarin e ardhshëm të Komunës. Sot Ne jemi Ju realizoi takim me kryetaren e Komunës së Tetovës, zonjën Teuta Arifi, për t'i diskutuar kërkesat dhe për të shprehur gatishmëri që në të ardhmen të bashkpunojmë dhe bisedojmë për një qytet më të mirë. Nga ana e kryetares gjetëm mbështetje e cila duhet të thellohet edhe më tej me propozimet tona për projekte që do të kontribuojnë për një qytet më të mirë. " thanë nga Ne jemi Ju!
|
Rezultatet e projektit "Macedonia Cap"
Iniciativa e nisur nga disa të rinj nga Tetova dhe e mbështetur nga organizata për ardhmëri rinore Youth4Youth, ditën e enjte kanë dorëzuar një karrocë për persona me aftësi të kufizuar. Nga kapakët e mbledhur nga kjo iniciativë, janë mundësuar 2 karroca, njëra nga të cilat u dorëzua në familjen Jakupi në Reçicë të Madhe, në Tetovë. Babai Kujtimit, i cili e mori karrocën e parë tha “Une jam shumë falemnderues që na kanë dhuruar këtë karrocë për fëmiun, që nuk kam pasur vet mundësi të ia blej, i falemnderoj edhe një herë Macedonia Cap, dhe ju uroj në të ardhmen më shumë suksese.” Nismëtari i kësaj iniciative humanitare për Maqedoni, Gëzim Qahili, tha ‘’Ne si Macedonia Cap jemi këtu në shkollën fillore "Përparimi" në fshatin Reçicë e Madhe, ku dhuruam njërën karrocë. Ne ju apelojmë të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të grumbullojnë kapake të plastikës, si dhe në qoftë se din ndonjë rast që ka nevojë për karrocë, mund të lajmërohet tek ne.” Udhëheqësi i organizatës për ardhmëri rinore Youth4Youth, Nadi Sabiti deklaroi “Macedonia Cap është një akcion me karakter të dyfisht që do të thotë akcion humanitar dhe ekologjik, qëllimi i këtij projekti është që nëpërmjet grumbullimit të kapakeve të plastikës të cilët dërgohen në një firmë për riciklim në Turqi, të marrim karroca për personat me aftësi të kufizuara që nuk kane mundësi ti blejnë.’’
Përndryshe, Macedonia Cap Project është në zinxhirin e organizatave të cilat mbledhin kapak të plastikës dhe janë të mbuluara nën kupolën e organizatës Green Club. Gjithashtu ky projekt ekziston në Shqipëri dhe në Kosovë.
Video:
Foto:
Subscribe to:
Posts (Atom)