Kryetarja Arifi takon anetaret e nismes qytetare Ne jemi ju!



Kryetarja e qytetit të Tetovës, Teuta Arifi sot në hapësirat e komunës së Tetovës zhvilloi një takim me anëtarët e nismës qytetare Ne jemi Ju. 

Në këtë takim u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të autoriteteve vendore me sektorin civil në funksion të ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përparimit të përgjithshëm shoqëror. 

Kryetarja Arifi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim duke i siguruar të pranishmit që komuna e Tetovës mund të llogaritet si partner serioz për bashkëpunim.

"Nga fillimi kur dorëzuam kërkesat tona për kandidatët për kryetar komune ne kërkuam që të kemi takim me kryetarin e ardhshëm të Komunës. Sot Ne jemi Ju realizoi takim me kryetaren e Komunës së Tetovës, zonjën Teuta Arifi, për t'i diskutuar kërkesat dhe për të shprehur gatishmëri që në të ardhmen të bashkpunojmë dhe bisedojmë për një qytet më të mirë. Nga ana e kryetares gjetëm mbështetje e cila duhet të thellohet edhe më tej me propozimet tona për projekte që do të kontribuojnë për një qytet më të mirë. " thanë nga Ne jemi Ju!